Aktualitet

”Dëgjova ulërima, një plumb hyri në derën e gjitones”/ Fqinja e 25-vjeçarit tregon ngjarjen e rëndë: I riu nuk ishte

24 Maj 2020, 07:49 Nga DOSJA
”Dëgjova ulërima, një plumb hyri në derën e

Vlorë- Fqinja e Kristian Breshanajt që u ekzekutua gjatë natës, ka deklaruar se i riu nuk ishte person problematik. Ajo ka treguar se pas vrasjes ka dëgjuar  njerëz që bërtisnin dhe është shprehuh se një nga plumbat ka hyrë në derën e fqinjës tjetër.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë. Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, ka deklaruar një prej fqinjët për News 24.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë dy autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kristian breshanaj vrasje ne vlore ekzekutohet kristian breshanaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll