Aktualitet

Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë, dy autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij, i riu nd

24 Maj 2020, 07:35 Nga DOSJA
Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë, dy

Vlorë– Dosja.al ka siguruar foton e 25-vjeçarit, Kristian Breshanaj, i cili u vra më armë zjarri mëngjesin e sotëm në Vlorë. I riu u ekzekutua me kallashnikov pranë banesës së tij në lagjen e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të të riut, teksa ky u fundit ndodhej brenda makinës së tij.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kristian breshanaj vrasje ne vlore ekzekutohet kristian breshanaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll