Aktualitet

U qëllua me breshëri kallashnikovi, 5 plumbat i morën jetën 25-vjeçarit në Vlorë, u gjet i vdekur në rrugë

24 Maj 2020, 06:54 Nga DOSJA
U qëllua me breshëri kallashnikovi, 5 plumbat i morën jetën

Vlorë- Dosja.al zbardh detaje të reja nga vrasja në Vlorë, ku u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Mësohet se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të të riut, dhe në trupin e këtij të fundit janë gjetur 5 plumba. Po kështu, Breshanaj është gjetur i vdekur në mesnatë në rrugën pranë banesën e së tij dhe askush nuk mundi t’i jepte ndihmën e parë. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka sekuestruar kamerat përreth vendit të ngjarjes.

 

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kristian breshanaj ekzekutohet kristian breshanaj

Sondazh

Poll