Aktualitet

FOTOLAJM/ Zef Deda puth murin e Teatrit “Migjeni”: Nuk ka forcë në botë që mund ta luajë themelin e saj

23 Maj 2020, 19:33 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Zef Deda puth murin e Teatrit “Migjeni”: Nuk ka forcë

SHKODËR- Aktori i njohur i humorit shkodran, ka reaguar sot kundër vendimit të qevirisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Deda është bashkuar në tubimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit para Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Para se të merrte fjalën, ku dënoi aktin e qeverisë që e quajti një “mafie moniste dhe kanabiste”, Deda puthi murin e Teatrit “Migjeni” dhe tha se “nuk ka forcë në botë të luajë themelin e saj”.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar  ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt në shkodër teatri migjeni zef deda amt në shkodër teatri migjeni zef deda

Sondazh

Poll