Aktualitet

Shembja e TK, Këshilli i Diasporës: I pakuptueshëm vendimi i qeverisë, dënojnë dhunën policore ndaj qytetarëve

23 Maj 2020, 19:18 Nga DOSJA
Shembja e TK, Këshilli i Diasporës: I pakuptueshëm vendimi i

TIRANË– Kёshilli Koordinues i Diasporёs ka reaguar sot për shembjen e Teatrit Kombëtar duke dënuar aktin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat ky këshill shkruan se  është i papranushëm vendimi i marrë nga qeveria shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.

Më tej KKD shkruan se dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve diten e shëmbjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik. “Ne dёnojmё pa asnjё reservё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombetar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani”, shtohet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), si institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes, ёshtё duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarё dhe i parimeve tё demokracisё ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbesore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt antarёsimit nё Unionin Evropian. KKD ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shёmbja e godinёs sё Teatrit Kombёtar. Mёnyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me medim ndryshe, n’a shqetёson pasi vihet seriozisht ne diskutim e ardhmja e Shqipёrise si njё shtet demokratik. Ështё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, nje nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar. Shoqёria shqiptare nё kёtё periudhe te paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte te panevojsheme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve diten e shëmbjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik.

KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, ёshtё institucion i pavarur. Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megallomane dhe shpesh hakmarrёse te qeverive tё ndryshme. Dhe kjo per vendin tone ka qene me kosto te larte, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё reservё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombetar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shёmbjen dhe ushtruan dhunёn.

KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjёve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe qe karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё. Kerkojme nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetem konform ligjit. Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit. E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021. Ështё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverine e vendin amё.

Teatri Kombëtar u shemb një javë më parë, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë. Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna e policise tek protesta keshilli koordinativ i diaspores shembet teatri kombetar dhuna e policise tek protesta keshilli koordinativ i diaspores shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2020, 15:13

TIRANË- Reforma në Drejtësi, ditët e fundit, ka marrë një goditje të rëndë. Një prej anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, ka...