Aktualitet

“Iu shoftë fara Edi Ramës!”, aktorja Rita Gjeka: Është frikacak, teatri u shemb pa firmën e tij

23 Maj 2020, 17:14 Nga DOSJA
“Iu shoftë fara Edi Ramës!”, aktorja Rita Gjeka:

SHKODËR– Aktorja Rita Gjeka, e cila është dhe drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, ka dalë sot në mbështetje të protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të mbajtur gjatë tubimit të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, Gjeka tha se Edi Rama është një frikacak, pasi nuk ka fismosur në asnjë dokument për shembjen e TK.

“Ju falenderoj që keni ardhur për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Falenderoj ata që mbrojtën Teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Edi Rama që duket si i zoti është burri më burracak. Tetari është prish pa firmën e tij por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka me i ardh marre nesër prej fëmijëve të vet me thënë që kam prish Teatrin. Iu shoftë fara Edi Ramës!”, tha Gjeka.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar  ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt në shkodër edi rama rita gjeka shembet teatri kombetar amt në shkodër edi rama rita gjeka shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2020, 15:13

TIRANË- Reforma në Drejtësi, ditët e fundit, ka marrë një goditje të rëndë. Një prej anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, ka...