Sport

Francezët shokojnë gjithë Europën, fiksojnë datën për sezonin e ri futbollistik!

23 Maj 2020, 11:30 Nga DOSJA
Francezët shokojnë gjithë Europën, fiksojnë datën

Ndryshe nga Gjermania, Anglia apo Spanja, Franca i vuri kyçin futbollit prej pandemisë së koronavirusit. Vendimi i qeverisë ishte i prerë dhe pati jo pak polemika.

Francezët, megjithatë, kanë ndërruar mendje shpejt. Jo për sezonin që po lëmë pas, por për atë që vjen. Edhe pse qeveria deklaronte se deri në shtator nuk mund të mendohet për sport, sezoni i ri do të nisë më 23 gusht. Pra, i bie që skuadrat do të stërviten duke nisur nga fillimi i muajit gusht dhe mbase edhe që në korrik. Një ditë pas kampionatit elitar të futbollit francez do të nisë Ligue 2.

Në këtë periudhë do të ketë Champions League, kurse francezët do të nisin sezonin e ri. E pakuptimtë, por kush jemi ne për të gjykuar francezët? Ne nuk kemi asnjë vendim ende për futbollin shqiptar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll ligue 1 coronavirus futboll ligue 1

Sondazh

Poll