Sport

Mourinho tregon arsyen pse braktisi Interin për Real Madrid vetëm pak orë pas triumfit në Champions

22 Maj 2020, 21:01 Nga DOSJA
Mourinho tregon arsyen pse braktisi Interin për Real Madrid vetëm pak

ANGLI– Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka kujtuar momentin kur u largua nga Inter për të shkuar te Real madrid.Portugezi u largua nga zikaltrit vetëm pak orë pasi kishte udhëhequr Interin drejt Tripeletë-s së famshme duke fituar Champions League.Ai ka thënë për Gazzetta dello Sport: “Nëse do të isha kthyer në Milano pas finales në Santiago Bernabeu, me tifozët që thërrisnin emrin tim, ndoshta nuk do të kisha arritur të largohesha nga Inter”.

“Nuk kisha nënshkruar akoma me Real Madrid. Ata që thonë se një delegat i Realit ka ardhur në hotelin tonë në Madrid para finales, ia fusin kot”.Unë doja të shkoja në Madrid. Ata më kërkuan vitin parardhës, unë informova presidentin Moratti, por ai më bindi të qëndroja.Unë e kisha refuzuar Realin kur  isha te Chelsea. Nuk mund ta refuzosh tre herë Realin”, ka përfunduar Mou.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter josë mourinho real madrid inter josë mourinho real madrid

Sondazh

Poll