Sport

“Zidane ndryshoi idenë time të futbollit”, Ancelotti flet hapur për të kaluarën

22 Maj 2020, 19:50 Nga DOSJA
“Zidane ndryshoi idenë time të futbollit”, Ancelotti flet

Carlo Ancelotti ka punuar në skuadrat më të mëdha europiane. Karriera e tij është e jashtëzakonshme. Në vitin 1999 ai mori drejtimin e Juventusit, ku e nisi me skemën 4-4-2.

Ai ishte ende me idetë e vjetra dhe ky sistem ishte më i njohuri i kohës, me dy mesfushorë krahu dhe dy sulmues qendre. Megjithatë, ai shpejt ndryshoi gjithçka. Lojtari i cili e bëri të ndryshonte mendim ishte Zinedine Zidane, i cili luante si trekuartist.

Së fundmi Don Carlo ka folur për Sky Sport, ku ka pranuar se francezi e bëri të ndryshonte skemë.

“Po, e pranoj. Ishte Zidane ai i cili ndikoi që të ndryshoja sistemin tim të lojës. Ai bëri që të luaja në një mënyrë ndryshe. Vitin e parë te Juventusi kalova te skema 3-4-1-2. Del Piero dhe Inzaghi luanin në sulm, ndërsa Zidane pas tyre”, rrëfehet trajneri aktual i Evertonit në Premier League.

“Kam qenë i fiksuar pas sistemit 4-4-2, por Zidane ndryshoi idenë time të futbollit. Doja ta vendosja në pozicionin ku do të jepte më të mirën, kështu që hoqa dorë nga skema me dy lojtarë krahu”, përfundon Ancelotti.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancelotti moduli zidane ancelotti moduli zidane

Sondazh

Poll