Sport

Prezantuesi e ftoi në një lidhje direkte, zbulohet kërkesa e ekzagjeruar e Wanda Nara-s

22 Maj 2020, 20:50 Nga DOSJA
Prezantuesi e ftoi në një lidhje direkte, zbulohet kërkesa e

ARGJENTINË-Nëse do të shikosh Wanda-n, duhet të paguash.Polemika e radhës rreth bashkëshortes dhe menaxheres së Mauro Icardit ka ardhur nga një prezantues argjentinas por edhe fans i saj.

“E kam ftuar për një lidhje direkte në Instagram. Përgjigja ka qenë pozitive, por vetëm në këmbim të 1500 dollarëve”, ka thënë Mariano de la Canal, një personazh shumë i njohur në Argjentinë, edhe sepse është “fansi i Wanda-s” numër një në Amerikën e Jugut.

Ai ka zbuluar gjithçka në një lidhje tjetër direkte në rrjetet sociale, në të cilën ka shprehur gjithë hidhërimin e tij për qëndrimin e bukuroshes argjentinase.

“Në fillim më ka thënë po sepse e kisha ndihmuar të bëhet e famshme, më pas më ka kërkuar një shpërblim. Jam mërzitur shumë”, ka përfunduar fansi i zhgënjyer.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bashkeshortja e icardit mariano de la canal wanda nara bashkeshortja e icardit mariano de la canal wanda nara

Sondazh

Poll