Sport

“Kërkonim ushqim mes kufomave”, lojtari i Bayern-it ka kaluar një histori të dhimbshme larg atdheut

23 Maj 2020, 10:31 Nga DOSJA
“Kërkonim ushqim mes kufomave”, lojtari i Bayern-it ka kaluar

Alphonso Davies ka pasaportë kanadeze, por ai është me origjinë nga Liberia. Bayern ka shpenzuar 10 mln euro për blerjen e tij nga Vancouver dhe deri tani ka rezultuar një investim super efikas.

Vuajtjet për anësorin e majtë kanë qenë të shumta. Lufta e Dytë Civile në Liberi i detyroi prindërit e tij të braktisnin vendin ku kishin lindur. Ata përshkuan 1500 kilometra rrugë për të shkuar në një kamp refugjatësh në Ganë. Aty lindi Alphonso.

“Kur ishim në Liberi, për të gjetur ushqim për të ngrënë kërkonim mes kufomash Vendi ishte në luftë civile dhe kishim frikë mos vdisnim. Ishte realisht e rrezikshme, e tmerrshme dhe nuk kishim alternativë tjetër, përveç arratisjes”.

“Kemi udhëtuar 1500 km plot 42 mijë njerëz dhe u vendosëm në Ganë, aty ku lindi Alphonso. Më pas kërkuam azil në Kanada dhe në vitin 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika”, tregon e ëma e lojtarit, Victoria.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern davies deklarata bayern davies deklarata

Sondazh

Poll