Sport

Conte nis lojërat me Barcelonën: Doni Martinezin? Unë dua një yll në huazim

22 Maj 2020, 19:14 Nga DOSJA
Conte nis lojërat me Barcelonën: Doni Martinezin? Unë dua

Antonio Conte raportohet se ka interes për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Barcelona ka në plan ta shesë francezin dhe Conte e do në skuadrën e tij.

Numri një i stolit të Interit u ka kërkuar drejtuesve sërish që të marrin seriozisht një mundësi të tillë. Umtiti mund të kalojë në formë huazimi nga Spanja drejt Italisë, por nuk do të përfshihet në negociatat për afrimin e Lautaro Martinezit. Ky është kushti i zikaltërve për kampionët e Spanjës.

Barcelona, ndërkohë, është dakord për diçka të tillë. Katalanasit janë të interesuar vetëm për afrimin e Lautaros dhe shpresojnë që me lejimin e largimit të Umtit do të jetë gjithçka më e thjeshtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter umtiti conte inter umtiti

Sondazh

Poll