Politike

A është shkelur ligji me shembjen e Teatrit? Adriatik Lapaj: Vendimi i marrë nga bashkia Tiranë është i pavlefshëm

22 Maj 2020, 20:17 Nga DOSJA
A është shkelur ligji me shembjen e Teatrit? Adriatik Lapaj: Vendimi i

TIRANË- Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Neritan Liçaj, Adriatik Lapaj dhe Fitim Zekthi, që kanë folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Juristi Adriatik Lapaj i ftuar në “Zonë e Lirë” ka treguar disa arsye se pse shembja e Teatrit Kombëtar ka shkelur ligjin. 

“Kjo është një histori e gjatë shkeljesh. Ka nisur me ligjin special, ai ligj u rrëzua. Momenti i dytë ishte kalimi i pronësisë së një trualli të godinës nga qeveria tek Bashkia e Tiranës, por i ka kaluar vetëm 1/3 e godinës, 1126 metra është godina e Teatrit Eksperimental. VKM është e publikuar në Fletoren Zyrtare. Ata nuk e korrigjojnë dot më atë sepse ajo është publikuar në Fletoren Zyrtare, është dokument i njohur tashmë botërisht. Një vendim i marrë në këto kushte është absolutisht i pavlefshëm nga bashkia Tiranë. Nëse kalojnë 30 vjet nuk mban përgjegjësi asnjë, nëse kalon 3 vjet, do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë hedhur firmën. Aty ka shkatërrim prone, shpërdorim detyre, shkatërrim të veprave të artit. Kryeministri i vendit në këtë rast nuk mban asnjë përgjegjësi penale, për vendimin e kanë ata që e kanë firmosur”, ka thënë Adriatik Lapaj.

Marrë nga Zonëelirë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik lapaj shembet teatri kombetar adriatik lapaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll