Politike

Parti të re me në krye Metën? Budina i kthehet Ramës: Ka shumë lëpillapsa që fitojnë poste, por unë s’merrem me polit

22 Maj 2020, 19:04 Nga DOSJA
Parti të re me në krye Metën? Budina i kthehet Ramës: Ka

TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka shuar zërat se do të krijohet një parti e re nag Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për FaxNews, pas mbylljes së protestës që u zhvillua sot, Budina iu përgjigj deklaratës së Ramës, i cili një natë më parë tha se me siguri do krijohet një parti e re me në krye Presidentin Ilir Meta.

Në përgjigjen e tij, Budina tha se ai nuk ka ndërmend të merret me politikë.

Nuk do të bëhemi parti politike, dhe e kam thënë dhe do ta them nuk do të merrem më me politikë. Kam qenë një herë dhe nuk kam përfituar asgjë. Ata që janë në pushtet kanë përfituar dukë marrë poste e projekte dhe duke marrë të gjitha gjërat. Ka shumë lëpillapsa që përfitojnë në këtë mënyrë,”- tha Budina. 

Një natë më parë, i ftuar në “Real Story”, Rama tha se me shumë mundësi nga lëvizja për mbrojtjen e  Teatrit Kombëtar do të krijohet një parti e re. Këtë deklaratë as e pohoi dhe as e mohoi, as Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta robert budina edi rama ilir meta robert budina

Sondazh

Poll