Politike

“Polici ka të drejtë të rrahë”/ “Çmendet” Sandër Lleshaj: Dhuna është monopol i shtetit (DEKLARATA SKANDALOZE)

22 Maj 2020, 18:56 Nga DOSJA
“Polici ka të drejtë të rrahë”/

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Java” duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar. 

Lleshaj tha se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qyetetarë që shkelin ligjin. Madje Lleshaj ka shkuar deri aty saqë shprehet se dhunë është një dobi publike.  

“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,“-tha Lleshaj. 

Teatri u shemb më 17 maj. Qytetarët u ngritën në protesta duke shprehur edhe revoltën e tyre për vendimin e Bashkisë së Tiranës. Ata tentuan disa herë që të çanin kordonin e Policisë duke bërë që të kishte përplasje mes “bluve” dhe qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhuna e policise tek protesta protesta për teatrin kombëtar sander lleshaj dhuna e policise tek protesta protesta për teatrin kombëtar sander lleshaj

Sondazh

Poll