‘Bravo të qoftë mor burrë!’/ Pedagogu Prifti: Rama nuk ka faj, kjo është loja e sistemit zgjedhor
22 Maj 2020, 20:11Nga DOSJA
TIRANË– Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” nga gazetari Besart Kadia në ”RTV Ora’ tha se Rama nuk ka faj për sistemin zgjedhor pasi është një lojë ku të gjitha palët janë futur me një marrëveshje.
Rezart Prifti: ”Unë them bravo të qoftë mor burrë. Unë problemin nuk e kam me Edi Ramën, në fund të ditës ky është sistemi zgjedhor, dhe është një lojë. Të gjithë palët që ishin aktorë për kohën u futën në lojë dhe kush fitoi fitoi, kush humbi humbi. Është një parim i vjetër që thotë nuk gjykohet fituesi. A ishin në dëm të shoqërisë këto rregulla loje, në dëm të civilizimit shqiptar, të demokracisë shqiptare, është një diskutim po tjetër. Në qoftë se ti hyn në një lojë që janë rregullat e përcaktuara nga të gjitha palët, me marrëveshje e fiton tjetri, gjithmonë historia në Shqipëri ka qenë gjithmonë e tillë. Është ankuar pala tjetër, ma vodhi, ma griu, ma mori. Gjatë gjithë kohës pala tjetër është justifikuar po me këtë. Kjo nuk shkon më, dhe unë nuk dua të hyj te Rama fajtor. A ka Rama faj? Rama ka faj po të diskutosh për qeverisjen por të diskutosh pse i fitoi zgjedhjet Rama, nuk ka rëndësi 48%, kjo ishte loja.”
TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se as ai nuk e ka marrë paltformën e Presidentit Ilir Meta me 14 pika. I ftua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe kjo fundjavë do të vijojë të jetë gjysmë e bllokuar, njësoj si e shkuara. Përmes një statusi në Faceb...
TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka shuar zërat se do të krijohet një parti e re nag Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.Në një prononcim për FaxNews, ...
TIRANË– Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u mor “i pandehur” para disa analistëve për të sqaruar anën e tij për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Java” duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek ...
TIRANË– Lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha tha në Abc News se synimi i vetëm i Edi Ramës ishte rrëmbimi i truallit të ...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostr...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mban protestën e tretë pas shembjes së godinës disa ditë më parë. Njoftimi për tubimin u bë vetëm 3 orë më parë ...
GJIROKASTËR– Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar disa ditë më parë. Në f...