Kryeministri Rama jep fazat për fundjavë: Njësoj si javën e shkuar, e diela e izoluar tërësisht, të shtunën vetëm farma
22 Maj 2020, 19:34Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe kjo fundjavë do të vijojë të jetë gjysmë e bllokuar, njësoj si e shkuara. Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se kjo fundjavë do të vijojë të jetë njësoj si e shkuara dhe uron që qytetarët t’ja kalojnë sa më bukur.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë,”– shkruan Rama në statusin e tij në Facebook.
Por si ishin oraret javës që shkoi?
E shtuna u lejua që të kishte hapur vetëm marketet dhe farmacitë, ndërsa e diela ishte totalisht e mbyllur. Përjashtim bëjnë të gjithë ata që kanë autorizimin për të lëvizur me mjetet e tyre dhe për punë.
Të shtunën dhe të dielën në zonat e kuqe lejohen që të dalin nga banesat e tyre pensionitët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeç. Pensionistët lejohen të dalin deri në orën 10:00, ndërsa prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30 të pasdites. Të shtunën lejohet hapja e dyqaneve ushqimore dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërkohë të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë mbyllur. Po kështu, në këto dy ditë nuk lejohet qarkullimi i makinave, përveç atyre që kanë autorizim.
Bashkitë që janë në zonën e kuqe: Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja dhe Fieri.
Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, ku aktualisht lejohet lëvizja e lirë dhe nuk ka nevojë për autorizime.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka shuar zërat se do të krijohet një parti e re nag Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.Në një prononcim për FaxNews, ...
TIRANË– Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u mor “i pandehur” para disa analistëve për të sqaruar anën e tij për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Java” duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek ...
TIRANË– Lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha tha në Abc News se synimi i vetëm i Edi Ramës ishte rrëmbimi i truallit të ...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostr...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mban protestën e tretë pas shembjes së godinës disa ditë më parë. Njoftimi për tubimin u bë vetëm 3 orë më parë ...
GJIROKASTËR– Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar disa ditë më parë. Në f...
DURRËS– Policia e Durrësit ka proceduar dhe po heton në gjendje të lirë organizatorët e protestës që u organizua pasditen e sotme në Durrës, pak ditë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Reforma në Drejtësi ka ndërhyrje. I ftuar në studion e “AbcNews”, Basha tha se Refor...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Kryema...