Sport

Pas një viti në gjendje të rëndë shëndetësore, ndahet nga jeta ish-trajneri i Interit

22 Maj 2020, 13:05 Nga DOSJA
Pas një viti në gjendje të rëndë

ITALI-Futbolli italian është në zi, pasi mesditën e sotme u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, ish trajneri i njohur Gigi Simoni, i cili pësoi një atak në zemër qershorin e vitit të kaluar dhe që atëherë ndodhej në kushte të rënda shëndetësore.

I lindur më 22 janar të 1939-ës në Crevalcore pranë Bolognës, Gigi Simoni u rrit te skuadra e të rinjve të Fiorentinës, ndërsa në karrierën e tij si mesfushor me tipare sulmuese, veshi fanellën e shumë skuadrave italiane, si Mantova, Napoli, Torino, Juventus, Brescia e Genoa.

Edhe më e zgjeruar është harta e klubeve që ka drejtuar Luigi Simoni gjatë karrierës së tij si trajner, ndërsa kulmin e pati me Interin e Ronaldos në sezonin 1997-1998, ku arriti të ngrejë lart Kupën UEFA.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gigi simoni inter gigi simoni inter

Sondazh

Poll