Sport

Futbolli gjerman trembet nga aksidenti rrugor, autobusi i skuadrës përplaset me një makinë

21 Maj 2020, 20:10 Nga DOSJA
Futbolli gjerman trembet nga aksidenti rrugor, autobusi i skuadrës

Sot në Gjermani ka ndodhur një përplasje e rëndë e autobusit të klubit të futbollit Erzgebirge Aue. Bëhet fjalë për skuadrën e kategorisë së dytë gjermane, e cila duhej të luante në transfertë kundër Nuremberg.

Autobusi po ecte në autostradën A72 Harnstein, kur rreth orës 17:30 u godit nga një automjet BMW. Makina ishte me shpejtësi të madhe dhe e goditi autobusin në pjesën anësore.

15 futbollistë, trajneri Dirk Schuster dhe stafi teknik ishin në këtë autobus. Makina, ndërkohë, është shkatërruar tërësisht, ndërsa ngjarja solli panik të madh te lojtarët, por nuk ka patur asnjë viktimë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport autobus futbolli perplasje autobus futbolli perplasje

Sondazh

Poll