Sport

“Futbolli pa tifozë është si të kërcesh me motrën tënde”, ish-trajneri i Spanjës bën reagimin epik në lidhje me si

22 Maj 2020, 08:06 Nga DOSJA
“Futbolli pa tifozë është si të kërcesh me

SPANJË-Ish-trajneri i Spanjës,Luis Enrique është rikthyer të flasë për situatën që po përjeton futbolli në botë. Ndeshjet po zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe kjo u pa qartësisht në ndeshjet e kampionatit gjerman, të cilat nuk kishin emocion sipas spanjollit.

“Kam parë imazhet e Bundesligës, vërtetë të çuditshme. Dëgjohen edhe fyerjet në fushë, humbet intimiteti. Futbolli pa tifozë është i trishtë, si të kërcesh me motrën tënde”, tha ai. “Megjithatë, duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për një biznes që gjeneron shumë para dhe përtej spektaklit të ofruar që është ndryshe, gjithsesi mund të ndihmojë për të kaluar këtë izolim. Rreziqet?

Unë nuk kam frikë. Kam frikë vetëm për më pleqtë që dua dhe ata që mund të vujanë për shkak të sëmundjes. Personalisht nuk kam frikë. Që tani e tutje, kur të ftohemi, do të duhet të mbajmë një maskë. Do ta pranojmë të gjithë, jam i sigurt se si lojtar, do të kisha dashur edhe unë të kthehesha në fushë”, pranoi Luis Enrique.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-trajner i spanjes luis enrique ish-trajner i spanjes luis enrique

Sondazh

Poll