Sport

Zidane rikthehen dy lojtarë premtues në Madrid, vlejnë si blerje të reja

21 Maj 2020, 22:01 Nga DOSJA
Zidane rikthehen dy lojtarë premtues në Madrid, vlejnë si blerje

Zinedine Zidane i ka planet e qarta për merkaton e verës. Trajneri i Real Madridit ka në plan të rikthejë dy lojtarë të talentuar të klubit, aktualisht të huazuar.

Marokeni Achraf Hakimi është emri i parë që do të rikthehet. Ai aktualisht luan te Borussia Dortmund. Francezi Zidane ka vendosur që ta rikthejë, edhe pse në Madrid luan Dani Carvajal në atë pozicion.

Emri i dytë është Martin Odegaard. Mesfushori ofensiv ka bërë një sezon fantastik te Real Sociedad dhe do të rikthehet në Madrid. Norvegjezi ka shumë vite që e pret një mundësi të tillë dhe më në fund e ka pranuar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carvajal merkato zidane carvajal merkato zidane

Sondazh

Poll