Sport

Ndodh në Shqipëri, futbollistët e Vllaznisë i përzënë nga restoranti ku hanin ushqimin

22 Maj 2020, 10:33 Nga DOSJA
Ndodh në Shqipëri, futbollistët e Vllaznisë i

SHKODËR-E trishtë dhe skandaloze ajo që u ka ndodhur ditët e fundit lojtarëve të Vllaznisë.Edhe pse përfaqësojnë një klub me shumë emër, ata janë ndier të fyer kur kanë shkuar në restorantin ku janë ushqyer zakonisht deri në muajin mars.Këtë herë nuk kanë mundur të ushqehen, sepse klubi ka shumë fatura për të paguar dhe, kësisoj, marrëdhëniet janë prishur.

Tashmë duhet të gjendet një vend tjetër, në mënyrë që lojtarët e huaj dhe ata nga rrethet e tjera të ushqehen normalisht. Ditën e djeshme Futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të pashlyera.

Futbollistëve u është komunikuar nga administratori Suad Lici se nuk mund të paguhen për dy muajt e qëndrimit në karantinë, por do të marrin pagat në muajt qershor dhe korrik, pasi do të shtyhet sezoni. Futbollistët, pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, nuk e pranuan këtë propozim, duke bojkotuar stërvitjen

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi shkodran vllaznia klubi shkodran vllaznia

Sondazh

Poll