Sport

Testet për koronavirusin, Juventusi bën komunikimin me rezultatet e skuadrës dhe stafit

21 Maj 2020, 17:34 Nga DOSJA
Testet për koronavirusin, Juventusi bën komunikimin me rezultatet e

Juventusi ka dhënë një lajm të mirë për tifozët bardhezi. Klubi italian ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë rezultuar negativë ndaj testeve për COVID-19. Në këtë njoftim janë njoftuar edhe anëtarët e klubit, pra jo vetëm skuadra.

Në protokollin e rifillimit të kampionatit italian është parashikuar testimi i të gjitha skuadrave. Bardhezinjtë kanë konfirmuar se deri tani nuk kanë probleme.

Juventusi është klubi i parë italian, i cili mori vesh lajmin se njëri prej lojtarëve të tij ishte i infektuar me koronavirus. Mbrojtësi Daniele Rugani u bë lojtari i parë i prekur, pasuar nga Paulo Dybala. Për fatin e tyre të mirë, ata e kanë fituar betejën me këtë virus, ashtu si edhe Matuidi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus koronavirus serie a juventus koronavirus serie a

Sondazh

Poll

Sport 21 Maj 2020, 10:02

TIRANË-Gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, ka bërë një postim epik së fundmi në rrjetet sociale. Vlonjati, i cili në ditët e para të pandemisë, mbeti i bll...