Bota

Brazili ‘gjunjëzohet’ nga Covid-19/ Kalon mbi 20 mijë numri i vdekjeve, vendi i tretë në botë për rastet e të

22 Maj 2020, 07:23 Nga DOSJA
Brazili ‘gjunjëzohet’ nga Covid-19/ Kalon mbi 20 mijë

BRAZIL– Mbrëmjen e së enjtes Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka njoftuar se u rregjistruan 1.188 viktima brenda 24 orëve të fundit. Kështu numri i përgjitshëm i të vdekurëve në të gjithë territorin e Brazilit ka shkuar në  20.047.

Gjithashtu brenda 24 orëve janë shënuar edhe 18.508 raste të  tjera, me Covid-19 duke e çuar në 310.087 numrin total të të sëmurëve. Ky është numri i tretë më i lartë në botë, pas SHBA dhe Rusisë.

Pavarësisht vdekjeve në Brazil, presidenti i djathtë i vendit, Jair Bolsonaro, vazhdon të frenojë rreziqet e koronavirusit, të cilin ai e ka hedhur poshtë vazhdimisht duke e quajtur si një “grip të vogël”.

Të enjten, vetëm disa orë para se të njoftohej bilanci i vdekjeve, Bolsonaro pretendoi se kërcënimi i pandemisë ishte ekzagjeruar me “një propagandë të madhe”.

“Kjo ka sjellë frikë në familjet braziliane.”- u ankua Bolsonaro.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2020, 20:53

RUSI- Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 50 ventilatorë në Rusi, si pjesë e një donacioni humanitar prej 5.6 milion dollarë për të ndihmuar vendin të përballet m...