Bota

Mbi 5.1 milionë të infektuar dhe 330 mijë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi, ulen vdekjet në Itali dhe Spanjë

22 Maj 2020, 07:06 Nga DOSJA
Mbi 5.1 milionë të infektuar dhe 330 mijë viktima në të

Në rang global numrohen mbi 5.1 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 5,198,686  të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 334,694 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 2,084,411  milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 96.359 viktima dhe janë infektuar mbi 1.6 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar 317.554 infektuar dhe kanë vdekur 3.099 njerëz.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.468  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.940 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar mbi 28 mijë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2020, 20:53

RUSI- Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 50 ventilatorë në Rusi, si pjesë e një donacioni humanitar prej 5.6 milion dollarë për të ndihmuar vendin të përballet m...