Bota

“Bella ciao” për Ramazan nga minarja e xhamisë, “xhindosen” autoritetet turke, sekuestrojnë videot në rrjetet social

22 Maj 2020, 06:27 Nga DOSJA
“Bella ciao” për Ramazan nga minarja e xhamisë,

TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar autoritetet turke ditën e djeshme. Në kohën kur pritej të fillonte lutja për Ramazan, nga minaret e një xhamie në qytetin Smirne, i cili ndodhet në brigjet e Egjeut, u dëgjuan tingujt e këngës së famshme italiane, “Bella Ciao”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, duke detyruar autoritetet turke që të ndërhyjnë. Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar. Prokuroria e Smirnes ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.

Marrë nga Ilfattoquotidiano

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kenga bella ciao minarja e xhamise kenga bella ciao minarja e xhamise

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2020, 20:53

RUSI- Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 50 ventilatorë në Rusi, si pjesë e një donacioni humanitar prej 5.6 milion dollarë për të ndihmuar vendin të përballet m...