Aktualitet

Volvo 4/ Krimet e Rënda lënë në burg Hekuran Hoxhën dhe Hajri Seferin

7 Shkurt 2019, 15:43 Nga DOSJA
Volvo 4/ Krimet e Rënda lënë në burg Hekuran Hoxhën dhe

TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e Hekuran Hoxhës dhe Hajri Seferit për t’u liruar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjykata ka vendosur t’i lejë në burg dy anëtarët e grupit të Shijakut me argumentin se prokuroria ka prova për të vijuar hetimet për trafik droge, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Hekuran Hoxha i njohur edhe si Roni i Shijakut ka kërkuar lirimin me arsyetimin se është me problem shëndetësore. Por as kjo arsye nuk ka bindur gjykatën që t’a lirojë.

Hekuran Hoxha u arrestua më 19 janar 2019.“Roni i Shijakut”, dyshohet se porositi heroinën që prodhohej në laboratorin e Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë bashkë me përzierësit dhe ku u arrestuan 5 persona. Sipas prokurorisë Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim), dhe Hekuran Hoxha, janë dy kontaktet e biznesmenit Admir Hoxha, ende në kërkim, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e avdylajve gjykata e krimeve te renda grupi i shijakut hajri seferi hekuran hoxha banda e avdylajve gjykata e krimeve te renda grupi i shijakut hajri seferi hekuran hoxha

Sondazh

Poll