Politike

Tabaku publikon raportin e DASH: Pastrimi i parave pengon biznesin e ndershëm

29 Mars 2019, 18:47 Nga DOSJA
Tabaku publikon raportin e DASH: Pastrimi i parave pengon biznesin e

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa publikon një pjesë të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se sipas këtij raporti, pastrimi i parave pengon zhvillimin e biznesit të ndershëm në vendin tonë.

Teksa citon DASH, Tabaku shkruan: “Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstruktuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave”.

Më tej ajo numëron edhe 3 problematika të tjera krahas pastrimit të parave, nga të cilat ndikohet ecuria e vendit tonë.

Postimi i plotë:

Pastrimi parave pengon zhvillimin e biznesit te ndershem!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi dhe njëherë atë që Partia Demokratike ka ngritur si shqetesim real per ekonominë, pastrimin e parave. DASH thote e zeza mbi te bardhe se:

1. Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstruktuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.

2. Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).

3. Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

4. Real Estate, zhvillimi i projekteve të biznesit dhe lojërat e fatit janënndër metodat më të mira që janë përdorur për të pastruar paratë.

Nuk ndjejmë asnjë kënaqësi kur çdo herë që kemi folur kemi pasur të drejtë. Këto ja nxijnë faqen Shqipërisë e ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, Edi Rama dhe sistemi kriminal që ka ngritur!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku pastrimi i parave pengon biznesin raporti i dash jorida tabaku pastrimi i parave pengon biznesin raporti i dash

Sondazh

Poll