Politike

‘Do thonë e ka mbjellë Veliaj të thyer’, Ramës s’i ndahet shpirti nga “Lali Eri”

29 Mars 2019, 18:08 Nga DOSJA
‘Do thonë e ka mbjellë Veliaj të thyer’, Ramës

DURRËS– Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Durrës sot ku zhvilloi takimin “Bashkia që duam”. Në fjalën e tij ai nuk la pa komentuar edhe protestën e opozitës, si dhe aktet që sipas tij dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë.

Veç gurëve e bojës që është hedhur ndaj institucioneve, një nga veprimet që Rama ka përmendur në fjalën e tij, ishte edhe hipja e protestuesve nëpër shtylla dhe pemë. Me humor ai tha se ka frikë se mos protestuesit bien nga pemët, pasi për këtë do të akuzonin më pas kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I keni parë hipin nëpër shtylla e nëpër pemë, se çfarë kërkojnë nuk e di. Hipnin mbi pisha dhe e tundnin dhe ca nga poshtë i thoshin jepi më shumë. Se ku do shkonin më shumë nuk e di, por thosha me vete do thyhet e do na bjerë nga pema dhe do thonë që ka mbjellë Lali Eri pemë të thyera.

Kryeministri Edi Rama

Gjatë protestave të opozitës zhvilluar para parlamentit, protestuesit kanë hipur në pemë ose shtyllë. Referuar këtij fakti, kryeministri nuk nguroi të përmendë me sarkazëm edhe kësaj radhe në Durrës, se kishte frikë se mos protestuesit bien nga pemët, pasi do të akuzonin Veliajn.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rama në durrës edi rama erion veliaj rama në durrës

Sondazh

Poll