Politike

Rama takim me qytetarët në Durrës/ Batuta për opozitën, lë mister fatin e Dakos

29 Mars 2019, 17:46 Nga DOSJA
Rama takim me qytetarët në Durrës/ Batuta për opozitën,

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Edhe pse i shoqëruar nga kryebashkiaku i qytetit, Rama e ka lënë mister faktin nëse Vangjush Dako do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet lokale të qershorit.

Takimi me qytetarët u hap nga kryebashkiaku Dako, i cili nuk ngurroi që të falenderonte kryeministrin Rama për vizionin që ai ishte pasur për transformimin e qytetit të Durrësit.

Edhe Rama në fjalën e tij, e mbështeti Dakon duke e cilësuar si të parëndësishëm faktin që në media qarkullojnë përgjime të tij me Altin Avdylin gjithashtu i njohur si Niçja, “të fortin” e Shijakut. Prej kohësh edhe opozita akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve me ndihmën e të cilëve ka blerë vota.

“Thonë foli Gjyshi në telefon me Niçen, sikur me qënë Niçja si Aleksandër Moisiu. Këta i nxirrnin të burgosurit nga burgu me leje për fushatë dhe terrorizonin qytetarët. Flasin këta për krime dhe kriminielë.”

Rama nuk ka lënë pa ironizuar as opozitën e bashkuar, e cila prej më shumë se një muaji ka djegur mandatet dhe zhvillon protesta në kryeqytet. Nga i gjithë aksioni i opozitës, Rama u shpreh se ka vlerësuar vetëm ikjen nga Kuvendi të paraardhësit të tij, Sali Berishës.

Edhe në këtë qytet, kryeministri u prit me protesta nga të rinj dhe qytetarë të Durrësit. Protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërsa në duar mbanin parulla si, “Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit të Durrësit!”. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam dosja 339 durres edi rama rama në durrës vangjush dako bashkia qe duam dosja 339 durres edi rama rama në durrës vangjush dako

Sondazh

Poll