Politike

“Më ke gjuajtur gjë me shishe?”: Abazi rrëfen momentin e arrestimit dhe sjelljen e policisë

21 Maj 2020, 18:13 Nga DOSJA
“Më ke gjuajtur gjë me shishe?”: Abazi rrëfen

TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi deklaroi në “Mbrëmje në Abc” se një protestuesi të teatrit i është çarë daullja e veshit nga dhuna policore.

Abazi tha se një gjë e tillë ka ndodhur gjatë protestës së 17 majit, kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Kreu i VV nuk dha më shumë detaje, pasi shtoi se personi në fjalë do të dalë vetë për të bërë denoncim publik.

“Kam takuar një protestues që i kanë çarë daullen e veshit dhe mund ta humbë atë shqisë. E kanë liruar brenda ditës. Ai do flasë vetë. I kanë bërë edhe lojra te spitali mjeko-ligjor që nuk donin t’ja vërtetonin. Unë i kam të gjitha faktet me vete. Por ai do dalë vetë, e kam njohur në qeli.  Ky djali që po ju flas është inxhinier”, u shpreh Abazi. 

Marrë nga AbcNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bojken abazi bojken abazi

Sondazh

Poll