Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane

21 Maj 2020, 17:21 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Koha për një reflektim të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një status në facebook, teksa ka shpërndarë një shkrim të mediave franceze, Meta kërkon që të ketë një reflektim të thellë, në lidhje me këtë çështje dhe që të mos humbasë rruga europiane.

Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”– shkruan Meta. 

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat. Opozita, aktivistët dhe artistë kanë zhvilluar dy protesta deri më tani dhe firmosën peticionin ku kërkuarn rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatrit kombëtar ilir meta shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll