Art&Argëtim

U thanë të gjitha! McKresha baba për herë të parë, zbulohet emri i fëmijës që do të vijë në jetë

21 Maj 2020, 16:07 Nga DOSJA

KOSOVË–Para pak muajsh reperi shqiptar McKresha u kurorëzua në martese me Erzina Shehun. Në pamjet që dolën nga dasma të gjithë menduan se partnerja e reperit mund të ishte në pritje të ëmbël mirëpo asgjë nuk u konfirmua derisa lajmi u bë publik në mediat kosovare.

Lajmi mori dhenë dhe njerëzit mësuan se bashkëshortja e McKreshës pritet që të sjellë në jetë një vajzë.

Mirëpo duket se çifti ka vendosur dhe emrin e të voglës së tyre.

Ishte babai i Erzinës ai i cili ka postuar në profilin e tij të Instagramit disa foto ku shihet bashkëshortja e Kreshës dhe nëna e saj. Babai i Erzinës shkruan përkrah fotove dhe emrin “Iza” ç’ka na bën të dyshojmë se ky është emri i zgjedhur për vajzën që do të vijë në jetë.

Postimi

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz emri femija mc kresha reper emri femija mc kresha reper

Sondazh

Poll