Art&Argëtim

“Meghan e detyroi të linte familjen”, Pas largimit nga Pallati Mbretëror, Princ Harry përfundon në klinikën psikiatrike

21 Maj 2020, 09:46 Nga DOSJA
“Meghan e detyroi të linte familjen”, Pas largimit nga Pallati

Los Anxhelos- Largimi i Princ Harryt dhe Meghan Markle  nga  Pallati Mbretëror ka shkaktuar shumë debat në jo vetëm brenda Pallatit, por edhe në mbarë  botën.

Ndërkohë tashmë mediat e huaja kanë shkruar se Princi Harry është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.

Ndër të tjera raportohet se Harry pësoi një thyerje nervore, si rezultat i vdekjes së nënës së tij, dhimbjen e së cilës ai e bart që nga viti 1997, kur u plagos tmerrësisht në një aksident me makinë, por me shumë gjasë ka ndikuar edhe largimi nga familja mbretërore pak muaj më parë, me bashkëshorten e tij Meghan Markle.

Ka qenë Harry që pranoi në një moment se nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij. Por sigurisht që largimi i tyre ka pasur edhe një kosto të madhe të cilën duket se tani po e paguan me qëndrim në klinikën psikiatrike.

Ndërkohë një i moshuar i familjes mbretërore, i cili dëshiroi të mos bënte publik emrin, zbuloi se çfarë po ndodh me princin 35-vjeçar që u transferua me familjen e tij në Los Anxhelos, në një kohë që masat e Covid-19 janë ende në vazhdim, duke shtuar se duke shërbyer dhjetë vjet pati pasoja të mëtejshme edhe për vetë atë.

“Harry pranon se ai nuk mund të besojë se si ka qenë jeta e tij.  Meghan e detyroi atë të linte familjen e tij, miqtë dhe vendin për të ndjekur ëndrrën e saj në Hollyëood,  por është shndërruar në makthin e tij më të keq. Duke e lënë Harryin të humbur dhe lënduar.”- thotë burimi.

Burimi: spotboye

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry meghan markle princ harry

Sondazh

Poll