Art&Argëtim

“Po sikur të të gjejë majë krevatit?” Marjana Kondi tregon xhelozitë për bashkëshortin: Një ditë u futa në zyrën

21 Maj 2020, 14:47 Nga DOSJA
“Po sikur të të gjejë majë krevatit?” Marjana

TIRANË– Aktorja Marjana Kondi ka deklaruar se dashuria e saj për bashkëshortin sa vjen e rritet, edhe pas kaq shumë vitesh martesë. E ftuar në emisionin “Glamour zone”, Kondi rrëfeu disa histori të patreguara më parë, duke vënë në dukje edhe xhelozinë ndaj të shoqit.

Në një rast, aktorja tregoi se ishte habitur kur ishte futur në zyrën e bashkëshortit, dhe e kishte gjetur atë me disa gra të tjera, dhe mendonte se të gjitha shkonin me të.

Aktorja shpjegoi më tej se bashkëshortja e Skënder Sallakut, Vitorja, e kishte qetësuar dhe i kishte thënë që gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe mund të keqinterpretohen, kur ai në fakt, s’po bënte asgjë.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: A të ka dhënë ndonjëherë shkas bashkëshorti të bëhesh xheloze?

Marjana Kondi: Ka patur një rast njëherë, kur hyra një ditë në zyrën e tij kujtova se ishin të gjitha me të (qesh). Kam qenë shumë e re, kur u kthyem nga Gjermania. Ne ishim të veshur shumë mire, ishim shumë ‘hot’, edhe mua më dukej sikur shikonin të gjitha atë. 

Por Vitore Sallaku, barshkëshortja e artistit Skënder Sallaku më tha njëherë: “Marjana, ti nuk duhet të jesh xheloze. Sepse sa mirë ti në turne më rri me Gim Bajkon, me Vason, me të gjithë rri këtu në krevat dhe luan 5 katsh. Po sikur të vijë ai, të hapi derën në këtë hotel që je ti e të të shikojë majë krevatit. Ti nuk po bën asgjë, por do dukej keq. Siç ti nuk po bën asgjë, as ai nuk po bën asgjë. 

Ajo ka një meritë të madhe që më hoqi këtë gjë nga mendja që ishte një gjë kaq e keqe saqë nuk dua që as vajza ime ta ketë një gjë të tillë. Shenja e xhelozisë është një shenjë inferioriteti. Xhelozia me karar. Femra duhet të jetë aq e zgjuar sa mos e shprehë xhelozinë.

Momenti në minutën 11:40

(f.m/dosja..al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz marjana kondi vitore sallaku marjana kondi vitore sallaku

Sondazh

Poll