Art&Argëtim

“Obobo, si ma bëri, e ballafaqova”/ Marjana Kondi flet për aktoren që i mori rolin, nuk lë pa thumbuar Kumbaron: Puna vu

21 Maj 2020, 15:16 Nga DOSJA
“Obobo, si ma bëri, e ballafaqova”/ Marjana Kondi flet për

TIRANË– Aktorja Marjana Kondi ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur gjatë karrierës së saj, kur një kolege, shumë më e re se ajo i kishte marrë një rol.

E ftuar në “Glamour zone”, Kondi tregoi se i kishte ardhur keq sepse ishte një vajzë që e kishte ndihmuar shumë herë, por që më pas e kishte ballafaquar dhe shprehet se nuk i intereson më.

Marjana, u bëri thirrje të gjitha vajzave që të kishin 100 palë mendje, sepse në ditët e sotme çfarë nuk ndodh. Ndërkohë, aktorja nuk la pa komentuar as konfliktin me ish-minitren Mirela Kumbaro, dhe shtoi se pasi e kishin hequr nga puna, asaj gjithçka i kishte shkuar vaj.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: A të ka ndihmuar ndonjëherë instikti i femrës të zbulosh diçak, se në femrat kemi atë quhet shqisa e gjashtë

Marjana Kondi: Më ka ndihmuar në disa role, që nuk arrita t’i merrja dot. Dhe shkova në shtëpi, kur isha në Teatër dhe i thashë tim shoqi që ‘ua po këtë rol ma thanë që do ta marrësh ti’ dhe më tha ‘ç’të bëri ajo’, ‘me mori rolin i thashë’, ‘ua më tha sa budallaqe je, ti je për bukuri, ç’rol të mori’. Dhe me thënë të drejtën më ndihmoi kjo gjë. Më erdhi keq sepse ishte një femër që e doja dhe e ndihmoja, jo njëra që s’e njihja fare. Ishte dhe shumë më e vogël se unë dhe kjo është pak si siklet, shkoi e mori direct. Edhe në kohën tonë kishte kështu gjërash, ta merrte direkt. Por atë herë t’I zgjidhte pak sekretari i Partisë ndërsa sot thua ‘obobo, si ma mori kjo’ dhe duhet të zgjidhësh çdo gjë vetë. Duhet të keni 100 palë mend dhe të shikoni çdo gjë

Ester Bylyku: Si përfundim u ballafaqove me këtë femrën?

Marjana Kondi: U ballafaqova dhe që nga ai moment jam shumë kështu….nuk më interesonte më fare. Që nga ai moment, mua vu punët. Madje jam shumë e lumtur. Më bëri nderin më të madh edhe drejtori i Teatrit Kombëtar dhe ministrja që më hoqi nga puna, sepse që nga ajo kohë kam pasur shumë punë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz marjana kondi marjana kondi

Sondazh

Poll