Art&Argëtim

I ati ishte ‘pro’/ Vajza e Robert Ndrenikës “shpërthen” për shembjen e Teatrit: U tradhëtua edhe nga komunit

21 Maj 2020, 15:11 Nga DOSJA
I ati ishte ‘pro’/ Vajza e Robert Ndrenikës

TIRANË– Vajza e aktorit të njohur shqiptar Robert Ndrenika, Diana ka reaguar lidhur me prishjes e godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Me anë të një postimi në Facebook, një ditë më parë Diana ka shkruar se godina nuk ishte thjesht një ndërtesë por kishte hidtori në të. Më tej ajo shkruan se godina u la qëllimisht që të degradonte për t’u vjedhur më pas nga ajo që vajza e aktorit e quan; një bandë të fiksuar pas truallit të Teatrit.

“E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor,”-shkruan ndër të tjera ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Çfarë shock-u! Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar një godinë 80-vjecare , pjesë harmonike e ansamblit arkitekturor të qendrës historike të Tiranës. Jo thjesht një ndërtesë por një histori! Historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadministrua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjelle në këtë moment. Keqmenaxhim e keqdashje. Shpërndarje fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja (Eksperimentali, Metropoli e Turbina¬) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshin për Teatrin Kombëtar do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen por edhe sallën e skenën. E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga “Europa Nostra” si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërrojë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane. Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip.

Ajo që vlen për t’u theksuar se një nag zërat “pro” për prishjen e Teatrit ka qënë edhe aktori Robert Ndrenika. Fillimisht ai dhe të tjerë dolën kundër, por pas një takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe rishikimit të projektit, aktori ndryshoi qëndrimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture diana ndrenika robert ndrenika diana ndrenika robert ndrenika

Sondazh

Poll