Aktualitet

Ulet kurba e të infektuarve/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 80% e të infektuarve

21 Maj 2020, 07:02 Nga DOSJA
Ulet kurba e të infektuarve/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24

Shqipëri- 969 të infektuar, 31 viktima dhe 771 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ditët e fundit kurba e infeksionit ka patur luhatje. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit jan¡ konfirmuar me COVID-19 5 persona.  Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë janë shëruar 80% e të prekurve, pra 771 persona. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Po kështu gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri total i pesonave që kanë humbur jetën është 31.

Javët e fundit fasoneritë në Krujë dhe Durrës kanë qenë vatra “të nxehta” infeksioni, ku janë prekur me dhjetëra punonjës. Në këto fanoeri vijon puna normalisht, ndërkohë që punonjësit ankohen se nuk respektohen masat për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 05:34

Tiranë- Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkoho...

Aktualitet 20 Maj 2020, 21:21

TIRANË– Studiuesi Aurel Plasari ka folur për ndryshimet që u janë bërë godinave me vlerë historike në kryeqytet nga qeveritë.I ftuar në studion e emi...