Aktualitet

Tërmet me magnitudë 5.8 në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri

21 Maj 2020, 06:00 Nga DOSJA
Tërmet me magnitudë 5.8 në Detin Mesdhe, lëkundjet u

Mbërmbjen e djeshme, në orën 23: 43 ra një tërmet në Detin Mesdhe,  me magnitudë 5.8 të shkallës rihter. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në  Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në Shqipëri, lëkundjet sizmike janë ndjerë në Gjirokastër dhe Vlorë. Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.

 

Më 9 maj, një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter goditi Greqinë.  Tërmeti shkundi ishullin perëndimor të Zakynthos, por nuk shkaktoi dëme.  Thellësia e tërmetit  ishte 2 kilometër. Ndërsa, më 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan. Po kështu, u dëmtuan me mijëra ndërtesa.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet në detin mesdhe tërmet në detin mesdhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 05:34

Tiranë- Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkoho...

Aktualitet 20 Maj 2020, 21:21

TIRANË– Studiuesi Aurel Plasari ka folur për ndryshimet që u janë bërë godinave me vlerë historike në kryeqytet nga qeveritë.I ftuar në studion e emi...