Aktualitet

Auron Tare kundër Ramës: Teatri nuk duhej shembur, po të mos ishte politizuar çështja, do merrja pjesë në protestë

21 Maj 2020, 05:46 Nga DOSJA
Auron Tare kundër Ramës: Teatri nuk duhej shembur, po të mos

Tiranë- Studiuesi Auron Tare dhe njëkohësisht anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s ka deklaruar se ka qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  Në emsionin “Top Talk” në Top Channel ai deklaroi se do të dëshironte që të merrte pjesë në protestë, por pjesëmarrja e opozitës në të, ka bërë që ai të hezitojë. Tare ka theksuar më tej se kjo çështje tashmë është politizuar dhe se shumë qytetarë nuk marrin pjesë në protestë, pasi nuk ndihen të përfaqësuar. Ai shton më tej se krerët e opozitës (Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi), kanë qëndruar për vite në pushtet dhe gjatë qeverisjes së tyre nuk kanë bërë asnjë për teatrin.

“Unë kam qenë për ruajtjen e teatrit si një vlerë të rëndësishme edhe e trashgimisë të epokës fashiste në Shqipëri. Kushdo që ka lindur dhe është rritur në këtë qytet ka kontaktin emocional. Në kohën e rinisë tonë, Teatri ishte një çështje e rëndësishme kulturore, sociale, etj.Unë nuk do të shkoj në protestë, sepse kam parë që çështja e teatrit është bërë thellësisht politike. Njerëz pa kauzë. Kjo ja heq vlerën debatit. Sepse po të shikosh, të dy liderët e opozitës kanë qenë 10 vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për teatrin, as për aktorët, as për godinën, nuk kanë bërë asgjë fare. Pardje nuk e patë si u rrahën ato njerëzit atje. Edhe shumë njerëz që unë njoh, njerëz të mirë, e donin teatrin dhe e duan, që jam i sigurt që do të dilnin atje. Në momentin që shikojnë që e gjithë kauza e teatrit po bëhet teatër, nuk shkon njeri. Nuk shkojnë sepse nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Çdo gjë në jetë është politikë. Por unë mendoj që nuk dal dot në një çështje politike, sepse nuk e shikoj që politika ka qenë e ndershme me teatrin. Ato që qëndruan dhe bënë atë pjesën e rezistencës, ato kanë respektin e shumë njerëzve, por jo pjesën e politikës”, është shprehur Tare.

Ditën e djeshme u zhvillua një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Protesta zgjati dy orë dhe përfundoi pa incidente. Prezentë ishin aktorë, aktivistë, Opozitarë, të cilët firmosën peticionin dhe kërkuar rindërtimin e godinës në të njëjtin vend e mënyrë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare edi rama shembet teatri kombetar auron tare edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 05:34

Tiranë- Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkoho...

Aktualitet 20 Maj 2020, 21:21

TIRANË– Studiuesi Aurel Plasari ka folur për ndryshimet që u janë bërë godinave me vlerë historike në kryeqytet nga qeveritë.I ftuar në studion e emi...