Aktualitet

Akuzohet për ngacmim seksual të 4 mbesave/ 76-vjeçari shqiptar del para gjykatës, prindërit e vajzave i dalin në mbrojtje

20 Maj 2020, 20:31 Nga DOSJA
Akuzohet për ngacmim seksual të 4 mbesave/ 76-vjeçari shqiptar

GREQI- I moshuari 76-vjeçar nga Shqipëri, i cili akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht mbesat e tij, ka dalë para gjykatës së Selanikut.

Sipas mediave të huaja, në dosjen e hetimit shkruhet se i moshuari ka prekur në pjesën e gjoksit mbesën e tij 9-vjeçare, dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me tre motrat e saj, ku më e madhja është 16 vjeç.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat duke u shprehur se e gjitha ishte një mënyrë përqafimi që u bënte mbesave dhe se nuk kishte qëllime të këqija. Në mbrojtje të tij kanë dalë edhe prindërit e vajzave duke u shprehur se gjesti është keqkuptuar. Mirëpo dëshmitë e prindërve dhe të të afërmëve nuk kanë bindur gjykatën greke

I moshuari me 9 fëmijë jeton në Shqipëri por muajt e fundit ka qenë në Selanik, ku edhe kishte mbetur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Burimi: neësbreak.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll