Aktualitet

Vrau vajzën 7 vjeçe në Britani, ndaj shqiptares ngrihet zyrtarisht akuza/ Prindërit: Ishte drita e syve tanë!

20 Maj 2020, 21:06 Nga DOSJA
Vrau vajzën 7 vjeçe në Britani, ndaj shqiptares ngrihet

ANGLI– Ndaj 30-vjeçares që i mori jetën me një goditje në qafë një vajzë 7 vjeçe në Angli, është ngritur zyrtarisht aktakuza për vrasje dhe do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim përpara se të dalë përpara gjykatës të martën.

Mësohet se ajo nuk e njihte as Emily Jones, dhe as familjarët e saj që kishin qenë në park së bashku me të. Emily ishte fëmijë i vetëm. Nëna dhe babai i saj e përshkruan vogëlushen si “ dritën e syve të tyre”. Sulmi i pakuptimtë duket se i ka shkatërruar krejtësisht. Edhe pse punonjësit e ndihmës së shpejtë u përpoqën shumë që ta ndihmonin Emilyn, ajo fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagës së thellë në qafë.

Pas vdekjes së saj, nxnënësit e shkollës ku mësonte 7-vjeçarja mblodhën më shumë se 12.0000 paundë për ngritjen e një memoriali në kujtim të saj.

Marrë nga;Top Channel

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltiona skana emily jones eltiona skana emily jones

Sondazh

Poll