‘Kishte zonë për kafe, dhe palestër’/ Dalin PAMJET e rralla të Teatrit Kombëtar, koha kur godina quhet “S
20 Maj 2020, 21:08Nga DOSJA
TIRANË- Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe foto interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit u shemb më 17 Maj. Pse duhet gënjyer- pyeti Plasari në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.
“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg” nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit. Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimim kulturor, artistik, shkencor etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione. Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencor. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashgëuar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.
Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.
“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, tregoi Plasari.
Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi se teatrit i mungonte gardëroba, dukë bërë të ditur që ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me garderobë.
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi kishte rrahur mbesat e tij. Sipas mediave në vendngjarja ka mbërritur Policia, e cila gjithashtu është sulmuar...
TIRANË– Studiuesi Aurel Plasari ka paralajmëruar se Teatri Kombëtar nuk është godina e fundit historike që do të prishet në Shqipëri.I ftuar në emisionin “...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar disa ditë më p...
GREQI- I moshuari 76-vjeçar nga Shqipëri, i cili akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht mbesat e tij, ka dalë para gjykatës së Selanikut.Sipas mediave t...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka qënë i ftuar në emisionin “Aktualitet”, me gazetarin Bejdo Malo.Në fjalën e tij, Malo tregoi detaje lidhur me rutinën ditor...
AMERIKË- Zonja Bojkena Selmanaj është infermiere në reanimacionin spitalit të Memorial Sloan Kettering ne Manhattan, New York.Vdekja e infermieres koleges ...
TIRANË- Duke qenë se kurba e pandemisë së koronavirusit është në rënie qeveria që nga 4 maji ka lehtësuar masat për parandalimin e koronavirusit. Ndërkohë ...
TIRANE– Ditën e sotme muzikanti i famshëm Shpëtim Reka, i cili është njëkohësisht djali i këngëtares së njohur Fitnete Rexha ka postuar në profilin e tij ...