Bota

Regjistrohet rritje e lartë e infeksioneve brenda 24 orësh/ OBSH jep paralajmërimin e fortë: Na pret një rrugë e gjatë me

20 Maj 2020, 17:33 Nga DOSJA
Regjistrohet rritje e lartë e infeksioneve brenda 24 orësh/ OBSH jep

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësim ditën e sotme në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja të koronavirusit në vendet e varfëra, madje dhe për ato të pasurat pasi shume prej tyre kanë nisur rihapjen e vendit.

Organi shëndetësor global tha se 106,000 raste të reja të infeksioneve me koronavirus ishin regjistruar në 24 orët e fundit.

“Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të përballuar këtë pandemi. Ne jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”-  tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus një konferencë për shtyp.

ota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 325.172 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 5.002.247  qytetarë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.9 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total  93.533 viktima dhe janë infektuar mbi 1.5 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar 308.705 infektuar dhe kanë vdekur 2.972 njerëz.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.169  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.778 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar 28.239 mijë.

Burimi:.nytimes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll