Bota

Tik Tok-ut nuk i ‘rezistojnë’ as të dënuarit e klanit “Camorra”, publikojnë pamjet nga burgu (VIDEO)

20 Maj 2020, 13:51 Nga DOSJA
Tik Tok-ut nuk i ‘rezistojnë’ as të dënuarit e klanit

ITALI– Nëse deri më tani rrjeti social më i përdorur nga të rinjtë ishte Instagram apo Snpachat, sot rrjeti më i ri social “Tik Tok” po përdorohet  jashtëzakonisht shumë.

Nuk përdoret vetëm nga të rinjtë që duket sikur është aplikacioni që po vërtet po i çmend, por është bërë edhe një hapësirë  ku kanë gjetur veten  edhe të burgosurit.

Të dënuarit si pjesë e klanit mafioz “Camorra” në burgun e sigurisë së lartë Bellizzi Irpino kanë publikuar video nga brenda qelive, duke treguar  momente nga rutina e tyre.

Në momentin që kjo video u bë virale dhe policia e burgut konfirmoi se pamjet i përkisnin institucionit të vuajtjes së dënimit në qytetin Avellino u vunë menjëherë në lëvizje.

Nga kontrollet u sekuestrua një smartphone dhe tre telefona celularë të fshehur në një kavanoz me pure domatesh së bashku me orizin.

Burimi: Larepubblica 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali itali

Sondazh

Poll