Bota

Kroacia shkon në zgjedhje të parakohshme më 5 korrik

20 Maj 2020, 13:18 Nga DOSJA
Kroacia shkon në zgjedhje të parakohshme më 5 korrik

KROACI– Presidenti Zoran Milanoviç ka njoftuar ditën e sotme se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 5 korrik të këtij viti, sipas një vendimi të dërguar nga Zyra e Presidentit.

Sipas vendimit për thirrjen e zgjedhjeve për anëtarët e Parlamentit kroat, zgjedhjet në qendrat e votimit në Republikën e Kroacisë do të mbahen të dielën, 5 korrik 2020, dhe zgjedhjet në qendrat e votimit në selinë e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës e Kroacisë do të mbahet të shtunën më 4 korrik dhe të dielën, 5 korrik të 2020.

Vendimi për zgjedhjet hyn në fuqi më 2 qershor. Partitë dhe listat e pavarura dhe kandidatët do të kenë 14 ditë për të paraqitur listat e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP), i cili më pas ka 48 orë për të publikuar listën me emrat e kandidatëve.

Edhe pse Kroacia ka disa raste të reja COVID-19 në ditë dhe një situatë të mirë të pandemisë, zgjedhjet e korrikut, për shkak të epidemisë, do të mbahen disi ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme. DIP do të përcaktojë se si do të zhvillohet votimi së bashku me Institutin Kroat të Shëndetit Publik.

Burimi: Croatiaweek

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zgjedhje te parakoheshme ne kroaci zoran milanoviç zgjedhje te parakoheshme ne kroaci zoran milanoviç

Sondazh

Poll