Bota

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima, autoritetet kërkojnë kufizime për Bajram

20 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima, autoritetet

Maqedoni e Veriut– Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 4 viktima të reja nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, viktimat janë një një grua 65-vjeç dhe një 71-vjeçare nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova dhe një 41-vjeçare nga Prilepi.

Me 4 viktimat e reja numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 110. Gjithashtu gjatë testeve të kryera në orët e fundit nga 512 teste të kryera, janë konfirmuar 19 raste të reja, ndërsa 16 pacientë janë shëruar.

Në total që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut numërohen 1858 raste me COVID-19, nga të cilët 1367 janë shëruar, ndërsa 381 janë aktiv. Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendosë një masë kufizuese prej 58 orësh për ditët festive të Bajramit dhe Shën Klimentit, më 24 dhe 25 maj, ndërsa ka kërkuar që kafenetë dhe restorantet të mos hapen këtë javë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid19 koronavirusi ne maqedonen e veriut covid19 koronavirusi ne maqedonen e veriut

Sondazh

Poll