Bota

E pabesueshme! Në Meksikë bie breshër në formë koronavirusi, qytetarët: Është paralajmërim nga Zoti

20 Maj 2020, 14:33 Nga DOSJA

MEKSIKË- Diçka e çuditshme dhe pothuajse e pabesueshme ka ndodhur në një qyetet verior të Meksikës, pasi breshëri ka rënë në formën e koronavirusit.

Vendasit të habitur nga kjo gjë shprehen se ky është një paralajmërim nga Zoti që të qëndrojmë në shtëpi.

Një përdorues i mediave sociale i quajtur Darlene tha: “Breshëri në formë koronavirusi, Zoti e dërgoi në shtëpinë tonë për të na kujtuar të qëndrojmë të izoluar”.

“A është ky një mesazh nga krijuesi ynë?”– tha një tjetër.

Për këtë ka reaguar edhe Organizata Botërore e Meteorologëve ka thënë se gurët e breshrit janë të zakonshëm në stuhitë e mëdha.

“Gjatë stuhive shumë të forta kur gurët e breshrit tashmë janë mjaft të mëdhenj dhe përplasen së bashku, shumë prej tyre bashkohen së bashku, duke u përplasur së bashku njëri-tjetrin, duke formuar thumba akulli.” Tha Jose Miguel Vinas, kreu i organizatës.

Mexico storm

Më shumë se 5,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Meksikë dhe ka pasur më shumë se 50,000 raste të regjistruara.

Burimi:express.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meksike meksike

Sondazh

Poll