Bota

Rregjistrohen mbi 5 milionë të infektuar dhe 320 mijë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi

20 Maj 2020, 09:07 Nga DOSJA
Rregjistrohen mbi 5 milionë të infektuar dhe 320

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 325.172 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 5.002.247  qytetarë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.9 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total  93.533 viktima dhe janë infektuar mbi 1.5 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar 308.705 infektuar dhe kanë vdekur 2.972 njerëz.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.169  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.778 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar 28.239 mijë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll