Bota

Greqia propozim në BE për median, kërkon krijimin e Fondit Special dhe fushatë informuese për COVID-19

20 Maj 2020, 08:26 Nga DOSJA
Greqia propozim në BE për median, kërkon krijimin e Fondit

GREQI-Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelio Petsas i ka bërë një propozim urgjent Bashkimin Europian, duke i kërkuar mbështetje për mediat jo vetëm në Greqi por ne të gjithë Evopën, gjatë periudhës së pandemisë. Petsas e bëri thirrjen gjatë një video-konference të zhvilluar të marën ndërmjet ministrave të kulturës të BE.

Mbështetja e medias masive është çështje e demokracisë. Media masive nuk është thjesht një sektor i ekonomisë, por një nga shtyllat e demokracisë”, u shpreh Petsas.

Më tej ai bëri me dija se qeveria greke ka marrë masa për të ndihmuar të papunët dhe sektorin e biznesit, duke pezulluar taksat dhe pagesat e sigurimeve.Greqia doli me dy propozime për BE-në, ku i pari bën fjalë për një fushat informuese për të gjithë llojet e mediave për situatën me COVID-19 dhe ofrimin e ndihmës ekonomike.

Kurse propozimi i dytë konsiston në krijimin e një Fondi Special për Arsye Emergjence, për investime të ndryshme. Njëkohësisht Petsas kërkon respektimin e të drejtave të autorit në web dhe investime për trajnimin dhe specializimin e mëtejshëm të gazetarëve.

Marrë nga: The National Herald

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote stelios petsas zedhenesi i qeverise greke koronavirusi ne bote stelios petsas zedhenesi i qeverise greke

Sondazh

Poll